Zbardhet krimi/ U mendua si vdekje natyrale, si u vra 70-vjeçari nga fqinji i tij me sëpatë dhe u hodh në kanal (Emrat)

by author

Është zbardhur vdekja e 70-vjeçarit, Musa Bajraktari, i cili u gjet i pajetë në një kanal të fshatit Boks në Shkodër të enjten (19 tetor) rreth orës 14:25.

Advertisements

Fillimisht u dyshua se ishte vdekje natyrale, por u zbulua se viktima ishte goditur me sëpatë nga fqinji i tij, i cili më pas e kishte hedhur në kanal.

Advertisements

Autori i dyshuar, Xhemal Zeqiri është arrestuar nga policia e Shkodrës dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobta.

Në njoftimin paraprak, policia raportoi se në trupin e viktimës nuk ishin konstatuar shenja dhune dhe se dyshohej që 70-vjeçari kishte humbur jetën për shkaqe natyrale.

Viktima raportohet se banonte në fshatin Kullaj të Shkodrës.

“Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, njoftoi policia ditën e djeshme (29 tetor).

TË NGJASHME