Zbrazja e plazheve në Shqipëri, reagon Rama: Po i bëjnë dëm vetes, mos presin t’ja paguajë qeveria

by author

Kryeministri Edi Rama ështën ndalur dhe te çmimet e larta të cilat rëndom po i hasim çdo ditë në bregdetin shqiptar.

Advertisements

Kreu i qeverisë tha se pronarët të cilët kanë ngritur ccmimet jashtë normales do të duhet të paguajnë vetë dëmin që po i bëjnë biznesit të tyre dhe se qeveria nuk do të ketë një paketë ndihme për ta.

Advertisements

I pyetur në lidhje me numrin e turistëve, ku krahasuar me vitet e tjera shohim se ka një rënie të tyre, Rama ka hedhur poshtë këtë hipotezë duke thënë se shifrat tregojnë se numri i turistëve të huaj të cilët kanë vizituar Shqipërinë janë në rritje.

“Ne jemi në një ekonomi tregu dhe pa e përkrahur konstatimi natyrisht mendoj që është minimalisht i vizituar

lidhur me sezonin. Ne kemi shifrat në vendin tonë, flasim për vizitorë të huaj dhe numri i vizitorëve të huaj akoma nuk kemi shfira të korrikut është shumë i lartë se numri i vizitorëve në vitet e shkuara.

Natyrisht nëse ka një problem me çmiemt e larta kjo është për tu parë dhe analizuar, por sigurisht nëse dikush vendos çmim të lartë jashtë llogjiek dhe pastaj nuk i vjen njeri ky është një dëm që vetes së

vet do ja paguajë vetë nuk do presë që tja paguajë shteti. Nëse në fund do të kemi këtë kosntatim do të jetë një mësim shumë i mirë që për të qenë konkurues në një rajon ku ka destinacione të tjera dhe janë cilësore dhe ku konkurenca nuk është një lojë e thjeshtë dueht menduar mirë. Kjo është shumë e thjeshtë dhe po qe kshu ky sezon do të bëhet një mesim i mirë për sezonin tjetër”, tha Rama.

TË NGJASHME