Zbulohet SKANDALI I MADH/ Politikanëve “VIP” iu bë qelia duplex, në burgun e Durrësit u investua në fshehtësi të plotë

by author

Burgu i Durrësit, është institucioni me kushtet më të mira që strehon afërsisht 300 të paraburgosur në Shqipëri, mes tyre edhe ata që njihen si ‘të burgosurit VIP’. I ndërtuar pas vitit 2007, ky institutucion është i vetmi që ofron kushte argëtimi që nuk i gjen në institucione të ngjashme, ku nuk mungojnë as ambientet e faljes për besimtarët, një bibliotekë e madje dhe palestër.

Advertisements

Ky institucion u pa si ideal pas nisjes së arrestimit të politikanëve të parë të lartë e më pas u bë “shtëpia” e mëse një duzine politikanësh e personazhesh VIP. Zgjatja e proceseve gjyqësore duket se ndikoi në një ndryshim thelbësor brenda burgut, në nevojën për krijuar kushte edhe më të mira.

Advertisements

Pas lajmit ku drejtoria e Burgjeve transferoi të gjithë të burgosurit VIP, politikanët e arrestuar për korrupsion, nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit, Media Ditari kontaktoi me disa zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë për të mësuar mbi arsyet.

Konfirmohet se kjo lëvizje erdhi pas ngjarjeve në burgun e Peqinit, por gjithashtu edhe për shkak të një skandali që është kryer me lejen e autoriteteve. Një inspektim ka zbuluar se disa muaj më parë, brenda burgut janë lejuar grupe punëtorësh ndërtimi, të cilët kanë punuar për të krijuar kushte speciale për politikanët e arrestuar për korrupsion.

Burime zyrtare bëjnë me dije se përmes ndërtimit të saleteve (material druri), këtyre politikaneve në paraburgim u ishte krijuar një dublex i vërtetë, me arkitekt të dedikuar ku sipër kishin krevatin e fjetjes ndësa poshtë kanë krijuar kushte të ndryshme; nga përdorimin i telefonave, laptopeve, e deri tek përdorimi i pijeve alkoolike.

E gjithë kjo ka ndodhur nën hundën e autoriteteve të cilat kanë lejuar modifikimin e qelive të ish zyrtarëve të lartë dhe pritet që ky skandal të shkaktojë një tërmet brenda autoriteteve në ministrinë e Drejtësisë.

Aktualisht, zyrtarët e lartë që vuanin në paraburgimin e Durrësit ishin ish-ministri Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, ish- kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ish-kryetari i bashkise se Bulqizes Lefter Alla, ish-kryetari i bashkisë Kukë, Safet Gjici, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë Alfred Beleri, ish kryetari i Fushë Arrësit, Fran Tuci, ish-prokurori Xhevahir Lita, ish-drejtori i forcave Operacionale, Oltion Bustri, etj.

TË NGJASHME