Ishulli i Rodosit në Greqi është përfshirë nga zjarre masive gjatë ditëve të fundit.
Advertisements
Sipas burimeve nga mediat greke, situata në Rodos është dramatike për shkak të zjarrit që vijon prej 5 ditësh.
Advertisements
Sipas informacioneve, më shumë se 1000 persona janë evakuar me tre mjete lundruese të rojës bregdetare.
Gjithashtu mësohet edhe mbi 20 mjete lundruese private, në Kiotari dhe Lardo, janë vënë në shërbim të tyre.
Në vendngjarje ndodhen edhe një skuadër e Marinës greke dhe dy anije komando. Mësohet se personat e evakuar po transportohen në zonën e Kalathos.