Djemtë në Tiranë po kujdesen më shumë për pamjen e tyre sipas një vëzhgimi nga Zogu i Tiranës. Në lidhjen direkte me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ai thotë se djemtë janë bërë më tërheqës e madje nuk i kanë munguar as ngacmimet prej tyre. Megjithatë, përtej shakave, Zogu pranon se ndodhet në një lidhje dashurie me një vajzë që i ka marrë zemrën.
Advertisements
Zogu i Tiranës: Në fakt kam shumë ngacmime, shumë propozime, shumë kërkesa, pafund.
Advertisements
Aldo: Kujdes se mos shkosh nëpër hotele, ki mendjen.
Zogu i Tiranës: Kërkesat janë të shumta, kam tepër kërkesa.
Aldo: Nga janë këta çunat, nga Tirana apo… nga janë këta që të ngacmojnë ty?
Zogu i Tiranës: Në fakt, përtej gjithë këtyre shakave me thënë të vërtetën, unë jam i dashuruar, zemra ime i përket dikujt, unë jam shumë i lumtur me partneren time, po, po.
Aldo: E ke femër?
Zogu i Tiranës: Po, patjetër që po. Normale që gocë, ti e di, patjetër që po. Tani mua më ngacmojnë edhe çuna, normale.
Aldo: Çfarë të thonë çunat? Më fal, ta them sinqerisht, ke parë ndonjë çun të bukur që të “ka ikur petlla?”
Zogu i Tiranës: Në fakt, gjithmonë e më shumë sheh goxha meshkuj të kuruar, të palestruar, me këto tatuazhet, të depiluar gjithnjë e më shumë meshkujt po frekuentojnë qendrat estetike.
Aldo: Zogu, të vjen t’i hash ë?
Zogu i Tiranës: Mua më pëlqen, dëgjo Hermesin, në fakt nuk është se merrem me këto punë, nuk më pëlqejnë çunat edhe pse në fakt ka shumë aludime rreth orientimit seksual, nuk jam gei./tvklan.al