“1500 euro për t’i gjetur nuse”, miqtë shqiptarë zhvasin burrin e më pas i bëjnë të pabesueshmen

by author

Një burrë nga Kosova, i cili erdhi për të kërkuar grua në Shqipëri, këmbëngul se është mas htruar nga miqtë dhe të njohurit, që pasi e kanë zh vatur, kanë mbyllur telefonat dhe nuk i përgjigjen më.

Advertisements

Sipas komisariatit numër një në Tiranë, burri është emigrant prej shumë vitesh në Gjermani, vend në të cilin krijoi njohje dhe miqësi me shqiptarë. Në një nga udhëtimet drejt Tiranës, ai u bind se kishte ardhdur momenti që të gjente një grua dhe të martohej, ndaj nuk la gurë pa lëvizur.

Advertisements

“Erdha në Tiranë. Pimë kafe me shokun tim nga Kosova dhe më pas takova një të njohurin tim me emrin E,. Konsumuam kafe dhe në muhabet e sipër, i thashë të më njihte me një vajzë të mirë se dua të martohem”.

Për këtë kërkesë burri nuk premtoi këpucë, si veprojnë shumë të rinj, sipas një zakoni, në të cilin japin dhurata për ndërmjetësin. Por premtoi se do të paguante një shumë eurosh.

Ai shprehet më tej në den oncimin pranë agjentëve, që nuk u ka mbetur gjë tjetër, përveçse të shkruajnë deklaratën e tij dhe kërkesën për ta zbardhur k r i mi n që i ndodhi. Burimt e “Gazeta Si”, zbulojnë detaje nga dosja pranë oficerit A.Ll.

“Bisedën se do i jepja 1500 euro, dhuratë e bëra me E., që ishte shok i imi këtu në Tiranë. Shoku ishte me një zonjë në moshë që nuk hezitoi, por më tha: ‘Ta gjej unë një nuse ty’”.

Gruaja, sipas burrit të masht ruar, ka telefonuar një vajzë të re, e cila është përgjigjur dhe nuk ka vonuar shumë që e reja t’i bas kohej tavolinës.

“Vajza u prezantua si F.L. Atë ditë biseuam normalisht në kafe, shk ëmbyem numrat e telefonit për të vazhduar njohjen dhe unë u largova në Gjermani”, – de noncon Nusreti.

Njohja mes të dyve, ka vazhduar sipas të mashtruarit përmes bisedave në telefon. Derisa burri është bindur se duhet të bënte sërish valixhet gati dhe të kthehej në Tiranë ku e priste nusja e ardhshme e tij.

“Mora familjen, motrat, vëllezërit për ta bërë njohjen si e do zakoni dhe për t’u fejuar. U ulëm me vajzën e re, F.L.,në një kafe shumë të njohur në Tiranë. Biseduam gjatë dhe u çuam nga tavolina dhe shkuam drejt një argjendarie që është përballë një qendre tregtare në Tiranë”, kujton burri, që siç rezultoi më vonë, jo vetëm mbeti pa grua, por mbeti dhe me xhepat bosh.

“Aty, sipas zakonit, i bleva F. një unazë floriri, që shkoi 57 mijë lekë të reja dhe pasi kreva pagesën dolëm nga dyqani. Nusja, kur dolëm më tha befas; duhet të shkoj tek nëna se e kam shumë së murë dhe duhet të jem në spital”.

Me gjithë këmbënguljen e dhëndrit, nusja nuk ka pranuar që të shoqërohej në spital nga krushqit, e po ashtu as nga burri i sapo konfirmuar, thotë burimi i Gazetasi.al.

“Së bashku me familjen, udhëtuam për në Kosovë, dhe isha i shqe tësuar dhe vazhdimisht e pyesja nusen për mamanë se si ishte me shëndet. Ajo më tregoi se e ëma ishte sëmurë dhe gjatë bisedës më kërkoi euro, pasi i duheshin për të ëmën”.

Kur dhëndrri i bindur se duhet ta ndihmonte nusen, i ka kërkuar të dhënat që t’ja niste përmes bankës, e reja ka fikur telefonin.

“Nga ky moment, biseda mes nesh u ndërp re, ajo ka fikur telefonin, i kërkova takim, por nusja u shpreh se nuk do që të vazhdojë më dhe ka f ikur telefonin”, – i thotë agjentit të komisariatit numër një, Nusreti.

I ne v r ikosur, dhëndrri i ri është kthyer në Tiranë me shpresën se do komunikonte me ndërmjetësit dhe me nusen. Por asnjë nuk është i disponueshëm ta takojë, ndaj ai pasi ka pritur gjatë, ka shkuar direkt e në polici.

“Komunikova me F., i thashë që t’më takonte, nuk pranoi. I thashë pastaj që të më kthejë sendet dhurata dhe unazën e çm uar, por ajo nuk pranoi”, – thotë në denon cim burri nga Kosova. Pas këtij çasti, ai është bindur se e gjitha kjo është një m as htrim dhe se miqtë nga Tirana, së bashku me nusen nuk janë gjë tjetër përveç se mas htrues.

“Kërkoj ta ndjek në rrugë ligjore”, – thotë i mas htruari, i cili, sipas policisë është g ënjyer që në fillim, pasi ka dyshime se vajza e re nuk ështe prezantuar me identitetin e saj të vërtetë.

Në listën e personave që do pyeten, bën me dije një burim policor pranë komisariatit numër 1, është shoku i kosovarit dhe gruaja që nuk është identifikuar ende dhe që në këtë rast ishte në rolin e shkuesit për të realizuar një martesë që nuk u krye.

TË NGJASHME