Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur

by author

Një lajm tronditës ka ardhur për futbollin spanjoll, me Markos Alonso Penja, i cili është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Advertisements

Ish-sulmuesi i Atletiko Madridit dhe Barcelonës humbi betejën me një sëmundje të cilën e kishte prej disa kohësh.

Advertisements

Me Spanjën ai ka luajtur 22 ndeshje, ku ka shënuar dhe një gol, ndërsa gjithashtu ka pasur dhe një karrierë si trajner ku ka drejtuar ekipe si Rajo Vajekano, Real Zaragoza, Vajadolid, Malaga dhe Rasing Santander.

Markos Alonso ishte i biri i futbollistit legjendar të Realit Markos “Markitos” Alonso, i cili ka fituar 5 Champions radhazi me “galaktikët” dhe babai i mbrojtësit të Barcelonës, Markos Alonso.

TË NGJASHME