Kush flet vetëm për bukuritë përrallore të Dumresë, me siguri nuk ka dëgjuar për shafranin, bimën më të kushtueshme në botë.
Advertisements
Familja Elezi nga fshati Dëshiran është e vetmja që e kultivon “bimën e mrekullive” në Shqipëri.
Advertisements
Ajo që nisi si një eksperiment përpara 10 vitesh, është kthyer për ta në një biznes të suksesshëm.
“Ka 10 vjet që ka fillu si eksperimet, por kam 6 vjet që e kultivoj. Deri tani jam i kënaqur. Problem mbetet vetëm tregu”.
Nëntori dhe fillimi i Dhjetorit është periudha kur mblidhet pistili i luleve të shafranit. 1 kilogram shafran i pastër kushton rreth 15 mijë Dollarë, por për të kërkohen 140 000 lule të shëndetshme. Ndaj, familja Elezi ka punësuar edhe banorë të fshatit.
Shafrani apo “ari i kuq” përdoret në kulinari, kozmetikë apo për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Fara e mbjellë në Dumre është përzgjedhur nga zona e Acquila-s në Italinë qëndrore, por sot e gjithë bota e njeh si “Zafferano di Dumre”.