Pastërtia e Tokios, larmia e Nju Jorkut dhe shërbimet sociale të Stokholmit: Miliarderi Marc Lore ka përshkruar vizionin e tij për një “qytet të ri në Amerikë” prej 5 milionë personash.
Advertisements
Arkitektit i duhet vetëm vendi për ta ndërtuar dhe 400 miliardë dollarë financim. Ish -drejtuesi i Walmart javën e kaluar zbuloi planet për qytetin e ri “Telosa”, një metropol i qëndrueshëm që ai shpreson të krijojë, nga e para, në shkretëtirën amerikane.
Advertisements
Propozimi ambicioz prej 150,000 hektarësh premton arkitekturë miqësore me mjedisin, prodhim të qëndrueshëm të energjisë dhe një sistem uji të supozuar rezistent ndaj thatësirës. Qyteti i ri do u lejojë banorëve të kenë qasje në vendet e tyre të punës, shkollat dhe komoditetet brenda një çerek ore udhëtimi nga shtëpitë e tyre.
Megjithëse planifikuesit janë ende duke kërkuar vende, objektivat e mundshëm përfshijnë Nevada, Utah, Idaho, Arizona, Texas dhe rajonin Appalachian, sipas faqes zyrtare të projektit.
Përveç dizajnit novator urban, projekti premton gjithashtu një qeverisje transparente dhe atë që ai e quan një “model të ri për shoqërinë”.
Qyteti do t’i lejonte banorët të “marrin pjesë në vendimmarrjen dhe procesin e buxhetimit”./ Abcnews.al