Premtimet vazhdojne nga qeveris se Shqipëria do të investojë për hekurudha në të ardhmen. Një e tillë pritet të ndërtohet për të lidhur Durrësin me Prishtinën.
Advertisements
Për ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka një marrëveshje me qeverinë e Kosovës për të hapur këtë projekt.
Advertisements
“Hekurudha Durrës-Prishtinë ka një rëndësi të veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë që do të mundësojë transportin e shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave, së pari mes Shqipërisë dhe Kosovës e më tej për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Brenda këtij mandati hapet projekti për këtë vepër të madhe kombëtare”, njofton ministrja.