E zhdukur prej vitesh/ Historia e dhimbshme e vajzës nga Lushnja që u dashurua me mësuesin e saj 35-vjeçar

by author

Suzana Shehu ishte ende një adoleshente, kur u largua nga shtëpia e saj. Historia e trishtë e Suzanës nis në fillimin e viteve 1990.

Advertisements

Në atë kohë Suzana, e cila është nga Krutja e Lushnjes dashurohet me mësuesin e matematikës Aleksandër Vogli.

Advertisements

Mësuesi i saj kishte shumë vite diferencë nga Suzana. Ajo ishte 15 vjeç kurse ai ishte 35 vjeç. Prindërit e vajzës tregojnë se ata e mësuan vonë se bija e tyre ishte në një lidhje me mësuesin e saj.

Madje Suzana Shehu shkoi pa dijeninë e dy prindërve të saj në shtëpinë e mësuesit të saj. Me të ajo jetoi afër për një vit.

Më pas Aleksandër Voglin e shkarkuan nga detyra. Nëna e saj gjatë harkut kohor të një viti e takoi vajzën e saj vetëm dy herë fshehurazi, sepse mentaliteti në atë kohë ishte shumë i ashpër.

Një të diel Suzana doli nga shtëpia e Aleksandrit në drejtim të pa ditur. Në atë kohë u tha se ajo ishte bashkëfshatarët atë ditë në një dasmë të një kushëriri të Aleksandrit.

E që nga ajo ditë nuk dihet më asgjë për fatin e Suzanës. Ajo sot duhet të jetë 43 vjeç. Familjarët e Suzanës fajësojnë Aleksandrin për zhdu kjen e të bijës.

Ata thonë se ai mund ta ketë trafi kuar vajzën në shtetin grek. Ndërsa Aleksandri ndodhet në Amerikë prej 15 vitesh, ndërsa për fatin e Suzanës s’dihet më asgjë.

Babai i saj u largua nga kjo jetë pa e mësuar se ku ishte vajza e tij dhe mbi të gjitha nëse ajo jeton ende.

TË NGJASHME