Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së martës (3 tetor) në Itali, ku një autobus me turistë të huaj ra nga mbikalimi në Mesrte, provincën Venecias.
Advertisements
21 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Advertisements
Në bordin e autobusit kishte një grup turistësh të huaj, përfshirë ukrainas, francezë, kroatë dhe gjermanë, të cilët po ktheheshin në Marghera pasi kishin qenë në Venecia.
Automjeti është përplasur pasi ka prekur telat e energjisë elektrike, duke rënë nga një lartësi rreth 30 metra.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jenë problemet shëndetësore që mund të ketë shfaqur drejtuesi i mjetit, një 40-vjeçar italian i cili ishte gjithashtu mes viktimave.
Rezulton se nga ana e shoferit nuk ka pasur asnjë shenjë frenimi.
“Një tragjedi e madhe, qyteti është në zi”, tha kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro.
Ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë mësohet se shumica e viktimave janë të rinj.
“Jemi përballë një tradegjie të rinjsh”, tha një nga anëtarët e ekipit të shpëtimit.
Një punëtor nga Gambia tha se ai ndihmoi zjarrfikësit që ishin të parët që erdhën të nxirrnin katër persona nga autobusi, përfshirë një vajzë të vogël.
“Përveç tyre kam arritur të nxjerr edhe një qen të vogël”, tha burri.
Prefekti i Venecias informoi se: “Numri zyrtar i viktimave është 21 dhe 15 të lënduar, 5 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë”.