Një 50-vjeçar nga Shqipëria është gjetur pa jetë mëngjesin e ditës së sotme (24 Nëntor) në zonën e Salmenikos të Egjialisë, kur është mbytur nga balta pas një rrëshqitje dheu.
Advertisements
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, ai është një emigrant që kishte dokumente pune të ligjshme dhe punonte në kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit në Salmenikos.
Advertisements
Mbetet një aksident i Punës që i kushtoi atij jetën.
Sipas raportimeve, 50-vjeçari ishte pranë një grope të gërmuar, në të cilën ai zbriti për të marrë disa mjete.
Por teksa ndodhej brenda, ka ndodhur rrëshqitja e dheut, çka ka shkaktuar më pas edhe vdekjen tragjike!