Orët e paradites do të dominohen nga vranësira dhe shira ku më të dendura do të jenë në zonat veriore dhe veri-perëndimore. Në majat e maleve do të ketë gjithashtu, reshje të pakta dëbore. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të ketë depërtim të masave ajrore të ftohtë polare duke sjellë përmirësim të situatës së reshjeve por rënie të ndjeshme të temperaturave. Për pasojë, moti do të paraqitet kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale por rënie e ndjeshme e tyre pritet në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C më e ulëta deri në 14°C më e larta në rang territori. Era do të fryjë mesatare dhe e forte me shpejtësi 60 km/h në sipërfaqen e tokës dhe mbi 80 në det të hapur me drejtim kryesisht, verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.
Advertisements
Kosova
Advertisements
Republika e Kosovës do të përfshihet nga masat ajrore polare që kanë goditur rajonin e Ballkanit, duke sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave. Gjithashtu prezenca e lartë e lagështirës në ajër, do t’i bëjë të ndihen akoma më të ulëta temperaturat. Për sa i përket kushteve atmosferike do të kemi reshje dëbore në pothuajse të gjithë vendin. Në territorin e Kosovës ngricat do të shfaqen problematike pasi gjatë mbrëmjes do të jenë prezente në pothuajse të gjitha akset rrugore. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjelle rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 10°C. Era do të paraqitet herë pas here problematike duke arritur shpejtësi makismale mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Veriore.
Maqedonia e Veriut
I ftohti Polar që ka mbërthyer një pjesë të rajonit të Ballkanit do të diktojë motin edhe në Maqedoni, duke sjellë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit. Vranësirat e dendura do të përfshijnë të gjithë MV duke sjellë kryesisht reshje dëbore të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit me territorin Shqiptar. Po ashtu edhe në MV do të jenë ngricat problematike, pasi në orët e mbrëmjes dhe natës temperaturat do të zbresin në vlera negative. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjelle rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 10°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 70 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.
Europa
Zhvillimi i një qendre të fuqishme Ciklonare në Veri- Veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, rajonin e Baltikut si edhe pjesërisht Europën Qendrore duke sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore në shumë rajone të Europës. Po ashtu, reshje shiu, ngrica dhe dëbore priten në gadishullin e Ballkanit si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë polare ndërsa nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta paraqiten gadishulli Iberik, pjesërisht Italia si edhe brigjet e detit Egje.