“Mbesa ime…”! Kjo është 18-vjeçarja shqiptare që dha shpirt në mes të rrugës në Greqi

by author

Mbrëmjen e djeshme një 18-vjeçare shqiptare humbi jetën në mënyrë tragjike në Greqi nga një aksident bashkë me një shoqe 25-vjeçe, sipas mediave greke.

Advertisements

I dashuri i 18-vjeçares ka rrëfyer për mediet greke momentin e tmerrshëm kur ai dhe familja e vajzës morën vesh lajmin tragjik.

Advertisements

I thashë natën e mirë në orën 23:10. Ajo doli nga puna, doli për shëtitje me kushërirën e saj, më dërgoi një selfie dhe kaq.

I dërgova mesazh, rashë në gjumë dhe nuk më tha as natën e mirë. Mamaja e saj më telefonoi në mëngjes“, shprehet i prekur i dashuri i 18-vjeçares shqiptare.

Mbesa ime… Sapo erdha nga Lobster ku punoja dhe motra dhe dhëndri më treguan për këtë. Ne i njihnim të gjithë fëmijët që ishin në makinë”, shtoi tezja e vajzës.

Kushëriri 19-vjeçar i vajzës së ndjerë, sipas informacioneve, dyshohet se drejtonte makinën fatale, ku tezja e 18-vjeçares shton “Të gjithë jemi shumë keq. Zoti i ruajt të gjithë fëmijët e botës”.

TË NGJASHME