Tragjike, 50-vjeçari shqiptar humb jetën në Greqi: E zuri balta poshtë ndërsa punonte!

by author

Një qytetar nga Shqipëria ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

Advertisements

Mediat greke raportojnë se 50-vjeçari shqiptar ka humbur jetën në një aksident në zonën e Salmenikos të Egjialisë në Greqi.

Advertisements

Sipas mediave shqiptari humbi jetën pasi u mbyt nga balta pas një rrëshqitje dheu.

Viktima raportohet se është një emigrant që kishte dokumente pune të ligjshme dhe punonte në kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit në Salmenikos.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit.

 

TË NGJASHME