Instituti i Gjeoshkencës ka njoftuar se Shqipëria do të përfshihet në fundjavë nga moti i keq. Reshjet e dendura të shiut mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.
Advertisements
Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatar deri në intensive në disa zona.
Advertisements
Në qarkun e Kukësit, trashësia në zonat malore ka rritur deri në 20 cm dhe raportohet për probleme në aksin me Peshkopinë. Sakaq për shkak të motit të keq disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -2-8 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 9-11 gradë në veri dhe në zonat e ulëta dhe pranë bregdetit 14-16°C.
“Severe Weather”, njofton se stuhia dimërore do të prekë Greqinë, pas së cilës do të forcohet dhe do të shndërrohet në një stuhi të madhe në Bullgari, Rumani, Moldavi dhe Ukrainë.
I ftohti do të një stuhi të fuqishme dimërore në të gjithë gadishullin Ballkanik.