Festa që u kthye në tragjedi për 3 të rinjtë në Itali, nga aksidenti shpëtoi shoku i tyre

by author

Dy të rinj shqiptarë dhe një italiane humbën jetën në një aksident tragjik pasi ranë në lumin Reghena, Venecia, Itali.

Advertisements

Në timonin e mjetit tip “BMW” ishte njëzet e dy vjeçari Altin Hoti, e fejuara e tij Giulia Di Tillio, njëzet e një vjeçare dhe Egli Gjeci, njëzet vjeç.

Advertisements

Kishte qenë një mbrëmje argëtimi dhe të qeshura për tre të rinjtë që po ktheheshin për në shtëpi. Mundësia për t’u takuar sërish, për të ndarë pasionin për makinat dhe motorët, u pre në mes në orën 03.40 kur makina e tyre ra në lumë.

Hetuesit kanë konstatuar shenja të forta frenimi mbi urën e lumit ku ndodhi tragjedia. Në bazë të hetimeve fillestare, makina me shpejtësi ka devijuar djathtas dhe shoferi ka tentuar ta korrigjojë gabimin por makina nuk ishte më nën kontrollin e tij. Pasi u përplas me parmakët e urës ajo përfundoi në lumë.

Një i ri i shpëtoi kësaj tragjedie pasi e kishte zënë gjumi në shtēpi dhe nuk kishte mundur të takohej me miqtë e tij.

Ka paqartësi për pozicionet e të rinjve në sediljet e makinës, përveç Altinit që ishte në timon. Ekzaminimet teknike dhe verifikimi i përdorimit të rripave të sigurimit do të kryhet nga hetuesit.

Altini, ishte shumë i lidhur me BMW-në e tij, jo shumë të fundit por që e kishte personalizuar plotësisht nuk do t’ia jepte askujt. Me përjashtim ndoshta të vëllait të tij Admirit, të cilin e kishte humbur në një aksident fatal që ndodhi vetëm shtatë muaj më parë në unazën Mattei në Portogruaro. Admiri ishte 18 vjeç në maj kur u përplas me një Chevrolet teksa parakalonte, duke ngarë një Fiat Bravo me të atin pranë tij në sediljen e pasagjerit. Për shkak të goditjes ai ndërroi jetë teksa po transportohej në spital, ndërsa babait të shpëtuar tani i është shkatërruar jeta.

TË NGJASHME