Përplasen dy trena në Itali, raportohet për të paktën 17 të plagosur

by author

Dy trena, një ndërqytetës dhe një rajonal, janë përplasur përgjatë linjës hekurudhore Bolonjë-Rimini, në zonën Faenza të Ravenas në Itali, mbrëmjen e sotme (10 dhjetor).

Advertisements

Sipas mediave italiane, deri më tani raportohet për të paktën 17 të plagosur, ndërkohë që kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të nxjerrë pasagjerët.

Advertisements

Po ashtu, mësohet se janë anuluar lëvizjet hekurudhore midis Castelbolognese dhe Forlì, ndërsa shkaku për përplasjen e dy trenave ende nuk dihet.

TË NGJASHME