Mediat kosovare raportuan së fundmi se persona të dënuar kanë sulmuar në burgun e sigurisë së lartë Granit Plavën, personi që ekzekutoi disa ditë më parë 33 vjeçaren Liridona Ademajn.
Advertisements
Për këtë ngjarje pati dhe një reagim të menjëhershëm të drejtorit të Shërbimit Korrektues në Kosovë, Ismail Dibrani, i cili pranoi se disa të burgosur kanë tentuar ta godasin Granit Plavën, por stafi reagoi menjëherë duke shmangur përshkallëzimin e situatës.
Advertisements
Dibrani shton se gjithashtu kanë nisur hetimet pasi dyshohet se Granit Plava ka tentuar të kryejë vetëvrasje në ambientet e burgut.
“Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim por as tentim për vetëvarje. Rasti është parandaluar qysh në momentin kur ai ka tentuar ta dëmtojë batanijen”, shprehet Dibrani.
Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, nuk po qëndrojnë në të njëjtin burg. Ata janë të dyshuarit kryesor për organizimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt. Në fundjavë është arrestuar dhe një person i katërt i cili mendohet të ketë siguruar armën e krimit.
Vrasja e Liridona Ademajt tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë. Ajo paraprakisht u raportua se u vra gjatë një grabitje, por hetimet zbuluan se ishte bashkëshorti i saj Naim Murseli ai që kishte paguar për ekzekutimin e saj në rrethinat e Prishtinës, teksa kthehej me familjen nga një restorant.