Tërmet vdekjeprurës në këtë shtet, raportohet për 118 viktima! Vijojnë kërkimet për shpëtimin e njerëzve të mbetur nën rrënoja

by author

Një tërmet vdekjeprurës ka goditur Kinën. Tërmeti me magnitudë 6.2 ka goditur provincën e Gansu dhe raportohet deri më tani për 118 viktima, ndërsa numri pritet të rritet.

Advertisements

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve.

Advertisements

Autoritetet thanë se dy persona të tjerë kishin vdekur në Qinghai, duke i çuar viktimat atje në 13. Rreth 105 persona kanë vdekur gjithashtu në Gansu, me një total prej 266 të plagosur në të dy provincat.

Mijëra punonjës të ekipit të shpëtimiy po punojnë në temperatura nën zero.

Zjarrfikësit, ushtarët dhe policia po kërkojnë të mbijetuar ndërsa temperatura arrin -13 gradë Celsius, edhe pse autoritetet paralajmëruan se mund të ndodhin më shumë pasgoditje.

Temperaturat kanë rënë nën zero në të gjithë Kinën veriore, pasi një i ftohtë kaploi shumë pjesë të vendit.

Provincat Shanxi, Hebei dhe Liaoning janë përfshirë të gjitha nga temperatura të ulëta rekord, njoftuan mediat shtetërore.

Zyrtarët në qarkun Jishishan, epiqendra e tërmetit, thanë në një konferencë për shtyp se 4.782 shtëpi të dëmtuara.

Githashtu është ndërprerë uji dhe energjia elektrike në disa pjesë të provincës Gansu.

Zëvendësdrejtori i Qendrës së Ekipit të Shpëtimit të Gansu Blue Sky tha për mediat lokale se një nga arsyet për shkallën masive të dëmtimit të infrastrukturës ishte sepse shumë shtëpi në zonë ishin të ndërtuara me baltë dhe ishin shumë të vjetra.

Ai shtoi se rreth 70 deri në 80% e shtëpive në zonat e prekura janë të pabanueshme.

Rreth 28 milionë dollarë në fondet e ndihmës ndaj fatkeqësive natyrore janë ndarë për provincat Gansu dhe Qinghai.

Media shtetërore raportoi se fondet u ndanë nga ministria e financave dhe ministria e menaxhimit të emergjencave të Kinës.

Autoritetet kanë ngritur kampe të përkohshme dhe vende evakuimi për njerëzit që janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Për sa i përket numrit të viktimave, tërmeti në Gansu është më vdekjeprurësi që nga tërmeti shkatërrues i vitit 2010 në Yushu, provincën Qinghai, i cili i mori jetën 2700 personave.

Me 6.2, është gjithashtu i dyti më i madh në magnitudë. Sipas autoriteteve kineze, tërmeti në Yushu ishte me magnitudë 7.1 ballë.

“Unë jetoj në katin e 16-të dhe i ndjeva dridhjet aq fort. Unë zgjova familjarët e mi dhe ne zbritëm me nxitim të 16 katet me një frymë”, tha një nga të mbijetuarit e tërmetit.

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen ka shprehur ngushëllimet në Kinë për tërmetin në Gansu.

Zyra presidenciale e ishullit shtoi se Tajvani është i gatshëm të ofrojë ndihmë për Kinën.

Tajvani shpesh goditet nga tërmete dhe fatkeqësi të tjera natyrore. Më parë këtë vit, vendosi ekipe kërkimi dhe shpëtimi në Turqi pas një tërmeti vdekjeprurës atje.

TË NGJASHME