Rama: E paimagjinueshme që studentët nuk janë patriotë por duan të ikin!

by author

Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti ku njoftoi dhënien e kredive të buta për mjekët, ushtarët dhe policët, u shpreh se është e paimagjinueshme që të “protestojnë studentët e mjekësisë” që nuk pranojnë tarifat e reja ose në të kundërt duhet të shërbejnë për një periudhë kohe në atdhe

Advertisements

U foli të rinjve se përse duhet të rrinë në atdhe dhe nuk duhet të largohen në Gjermani apo vende të tjera.

Advertisements

“Është e paimagjinueshme që studentë të mjekësisë të refuzojnë dhe të bëjnë protesta që t’ia kthejnë këtij vendi dhe këtij populli këtë investim të madh. Qeveria financon studimin e mjekëve për të shërbyer për shëndetin publik të Shqipërisë.

Qeveria nuk fonacion studimin e mjekëve për t’i shërbyer Gjermanisë. Nëse dikush nuk dëshiron që ta marrë në konsideratë detyrimin human, patriotik që për disa vite të shërbejnë në Shqipëri dhe t’ia kthejnë këtij populli atëherë duhet të paguajë tarifën e plotë dhe pastaj të shkojë në Gjermani apo ku të dojë.

Dhe tarifa e plotë nuk është e vërteta përsëri. Edhe për mjekët do të krijojmë këtë mundësi që të blejnë shtëpi për të jetuar në shtëpitë e tyre. Në mes të vitit të ardhshëm paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 Euro” tha ai.

TË NGJASHME