Në një lidhje me Princ Lekën? Reagon për herë të parë fotografja

by author

Prej disa ditësh në mediet shqiptare ka qarkulluar lajmi për një ndarje të mundshme mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.

Advertisements

Këto zëra i kanë përforcuar më tej edhe fotot që të dy ata kanë publikuar me rastin e Krishtlindjes, ku ndryshe nga herët e tjera nuk kanë dalë së bashku, por secili ka dalë me vajzën e tyre.

Advertisements

Ndërkohë ditën e sotme në shumë media u aludua se ndarja ka ndodhur vërtetë dhe se aktualisht Leka është në një marrëdhënie të re me një fotografe, të quajtur Blerta Celibashi.

JOQ kontaktoi me fotografen për të marrë një konfirmim se si qëndronte e vërteta.

“Përshëndetje, ju falënderoj për mesazhin/interesimin tuaj. Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar ajo.

TË NGJASHME