Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku vëllai vrau vëllanë dhe më pas veten.
Advertisements
Dy viktimat janë Vehap dhe Lulëzim Cami.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 minuta. Policia është vënë në dijeni nga persona të tjerë, se në banesën e Lulezim Camit ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pasi uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje, kanë konstatuar trupat e dy viktimave.
Rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë ende nuk janë bërë të dituar.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.
Ndërkohë që Vehap Cami, një ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e tij të 63-të, e që për të ishte edhe e fundit./albeu.com