Emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv trajtoi sot historinë e vajzës 12 vjeçare nga Pogradeci, e cila është abuzuar seksualisht nga një 29 vjeçar për dy vjet rrjesht. Historia ka tronditur mbarë opinionin publik.
Abuzimi seksual sipas vetë dëshmisë së vajzës ka nisur kur ajo ishte 10 vjeçe, denoncimi nga e ëma është bërë në fillim të janarit të 2024.
Advertisements
Menjëherë më pas policia arrestoi më 6 janar 2024 të riun i cili është dhe djali i bashkëjetuesit të mamasë së të miturës duke e akuzuar për Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”
Çfarë di prokuroria?
Më 5 janar mamaja e vajzës është paraqitur në policinë e Pogradecit për të bërë kallëzimin. Gruaja bashkë me vajzën e saj jetonin në banesnë e bashkëjetuesit ku jetonin dhe tre djemtë e tij
Advertisements
“Vajza e saj ka fjetur në të njëjtën dhomë dhe shtrat me djalin 29 vjecar të I….. Kohët e fundit, nga mënyra e sjelljes së vajzës së saj dhe sjelljes së djalit të madh të tij ajo ka filluar të dyshojë se ata kryejnë marrëdhënie seksuale. Është pyetur e mitura e cila ka deklaruar ndër të tjera se ajo fle në një dhomë bashkë me djalin, në katin e dytë të banesës ku jetojnë. Sipas saj, ata të dy janë të lidhur dhe e duan njëri-tjetrin. Djali 29 vjeçar ka deklaruar se nuk ka kryer marërdhënie seksuale me të miturën” shkruhet në dosjen e prokurorit Gjergji Ceka
Çfarë dëshmoi vajza?
Emisoni ‘Pa Gjurmë’ arriti të marrë dëshminë e vajzës
Odeta Dume: Përshëndetje!
12-vjeçarja: Përshëndetje!
Odeta Dume: Çfarë ka ndodhur mes teje dhe 29-vjeçarit. Është e vërtetë?
12-vjeçarja: Po!
Odëta Dume: Sa kohë keni?
12-vjeçarja: Gati 2 vite, 1 vit e gjysëm kam.
Odeta Dume: Ke qenë 10 vjeçe kur ke shkuar për herë të parë?
12-vjeçarja: 10 vjeçe e gjysëm isha, sa do mbushja 11 vjeçe.
Odeta Dume: Me dhunë ka kryer marrëdhënie për herë të parë?
12-vjeçarja: Jo me dhunë, me dëshirë.
Odeta Dume: Çfarë ndodhi para dy viteve me ty?
12-vjeçarja: …(Hesht) Si ta them unë?
Çfarë dëshmon Babai i 29 vjeçarit
Në emisionin “Pa Gjurmë” për Repor Tv babai i 29 vjeçarit hedh dyshime për hakmarrje nga gruaja me të cilën është ndarë prej dy muajsh dhe nuk jetojnë më bashkë
“Kishim një javë që kishim ngrindje. I thashë nëse do të ikësh ik se porta aty është ik! Kur iku na tha mirë, mirë do ia rregulloj unë, do ju fus të tërë në burg. Faj kam unë që të mora e të futa brenda nuk ka faj njeri. Djemtë më shumë në Greqi se në shtëpi.
Gazetari: Djali ku qëndronte?
Babai i 29 vjeçarit: Djali ishte jashtë në Greqi kur erdhi bashkëjetuesja këtu. Nuk është e vërtetë që ka dy vjet. Ai ishte në Greqi.
Gazetari: Dhomën e gjumit e ndanin bashkë?
Babai I 29 vjeçarit: Jo, ajo flinte me të ëmën. Kanë një dhomë të veçantë. Ajo e bëri për shkak se u largua nga banesa. Ma bëri këtë më futi djalin në burg.
Marrëdhënia e mamasë së vajzës me 60 vjeçarin ka pasur ulje ngritjet e saj.
Babai i 29 vjeçarit: Ajo iku një herë ndejti nja një muaj në Pogradec e erdhi prapë. Unë i kam dhënë një dhomë që ishte e shkëputur nga banesa. Ai e ka trajtuar si motër nuk I ndante. Çfarë i blinte të motrës nuk e ndante atë.
Abuzim seksual i pastër
E ftuar në studio avokatja Nexhi Beqiri thotë se ekziston dyshimi i arsyeshëm për të qëndruar në arrest ndaj 29 vjeçarit pasi vetë vajza e ka pohuar dhe e ëma ka denoncuar. Avokatja sqaron se marrëdhënia me të mitur është krim seksual për të cilën rrezikon dënimin deri në 15 vite burg, edhe sikur ajo të jetë kryer me dëshirë.
“Hetimi i nxjerr të gjitha. Mjekët specialist do të hetojnë e do të vërtetojnë nëse është shpifje apo është bërë me përgjegësi. Duhet ditur që marrëdhëniet seksuale me të mitur që nuk kanë mbushur moshën 14- vjec, 15 apo 16 vjec sepse nuk kanë arritur pjekurinë seksuale, kushdo qoftë, 17 vjecar, 20 vjeçar, apo 50 vjeçar dënohet nga 7 – 15 vjet burg. Nëse e ka bërë në bashkëpunim dhe me dijeni dhe e ka përsëritur, jo më pak se 20 vjet burg. Ky është një shpjegim për të gjithë ata që në marrëdhënien e tyre, një të miturnuk duhet ta prekësh. Do sdo vajza. Edhe 14 vje pa një ditë, ose 15 fiks por nuk ka arritur pjekurinë seksuale të pret dënimi burg 7– 15 vjet burg. Këtë duhet ta kenë të qartë. Edhe sikur të thotë vajza që e dua apo të pranojë , se e kam dashur. Është abuzim seksual nga një i rritur.