Gazetari i njohur Drini Zeqo, gjatë një interviste televizive, rrëfeu për gjithë vështirësitë që ka kaluar në jetë, me divorcin e prindërit, humbjen e babait si dhe problemet shëndetësore të motrës së tij.
Advertisements
“Prindërit e mi janë ekonomist. Nuk donin ta pranonin që te unë ishte zgjuar pasioni që ishte media. Më çojnë për studime për Gjermani. Kam jetuar dy vjet në Frankfurt dhe kur u ktheva në Tiranë mbarova gazetarinë. Prindërit e mi ishin duke kaluar divorcin, ndonjëherë nuk je akoma gati t’i marrësh ca pesha mbi supe. Nuk ishte e lehtë. Është shumë e vështirë kur flet në celular dëgjon zërin e nënës që dridhet, dhe e mora vendimin pa ju thënë që nuk do iki më. Ika për të mos u kthyer më, ata në Gjermani nuk e pritën mirë, ime më u gëzua se i erdhi mirë që do kishte djalin pranë. Ata u ndanë, divorci i tyre ndodhi. Problemi nuk ishte tek unë, motra ishte më e pak e impaktuar, ajo është më e vogël se unë se mbase e ka ndjerë më shumë.
Advertisements
Nisi një rrugë e vështirë, për mua, mamin dhe motrën. Jetesa u bë e vështirë, puna që nga ai moment në 2004 nuk ishte më një luks. Gjysma e të ardhurave të mia që nga ai moment kanë shkuar për familjen. Gjatë këtyre viteve ka pasur shumë ulje dhe ngritje, por më e forta ishte humbja e babait. Ka qenë një marrëdhënie normale, është kujdesur për problemet, por nuk ishte aty. Humbja e jetës së tij ishte e vështirë dhe duke mos e pasur më, gjithë dashurinë e orientuam tek nëna. Rrethanat ishin të vështira, nuk vuante nga asgjë, vdiq në moshë të re, i ra hemorragji cerebrale në zyrë dhe nuk i thamë dot as fjalët e fundit njëri-tjetrit. Unë u detyrova ta rrisja intensitetin e punës sime, media të merr pak energji, të merr kohë. Nëse ka një njëri që ka një fuqi të jashtëzakonshme, që sa herë ndodh diçka është ajo dmth dhe nuk e di”.
Me rrëfimin që preku gjithë ndjekësit e “Big Brother” gjatë spektaklit të së shtunës, Drini tha sot se ndihet mirë me atë që tregoi.
Madje, tregoi edhe reagimin e së motrës pasi ndërpreu garën dhe u kthye në shtëpi.
“Problematikat e motrës, janë një gjë shumë e shpeshtë kudo, por që pak flitet. Fillon me ca shenja të vogla për t’u agravuar. Ndonjëherë nisin me atë lodhjen, për të vazhduar te situata që nuk do të kesh kontakte me botën jashtë dhe është i nevojshëm kontakti me mjekun. Ne jemi në një situatë, ajo është një vajzë e rritur që është e pjekur mjaftueshëm për ta trajtuar, kjo është gjysma e punës, eksperienca ime prej 12 vitesh, gjysma e punës është të pranosh që ke një problem. Më ka ndodhur një proces shumë i çuditshëm, sa shumë njerëz më ka thënë sa mirë bëre që fole për këtë se shumë njerëz kanë frikë dhe ankth që ta pranojnë. Gjithë kjo vala e madhe e kësaj mbështetjes, lidhet me faktin se njerëzit e kanë të vështirë ta pranojnë. Ajo më shihte, ishte e kënaqur, madje po e shijonte. Atë dit e gjeta duke parë “Big Brother” dhe u habit, nuk e priste që kisha vendosur të lija “Big Brother”. E përqafova. Vendosa t’i qëndroja afër”.