Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Clearwater, Florida, ku një 34-vjeçar shqiptar, Renato Muhaj vrau me armë zjarri ish-partneren e tij, Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçe.
Advertisements
Mediat amerikane, shkruajnë se Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.
Advertisements
Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij Suela Saliajn.
Por asnjë shenjë të 8-vjeçares, Alesia Muhaj e cila ishte rrëmbyer nga i ati.
Policia e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.