V*au gruan në banesën në Florida dhe rrëmbeu vajzën 8-vjeçare, ky është 34-vjeçari Renato Muhaj

by author

Ky është 34-vjeçari Renato Muha, i cili vrau gruan e tij në banesën në Florida dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare duke tentuar të arratiset.

Advertisements

Renato Muhaj raportohet se është përfshirë në një konflikt me prindërit e tij në Clearwater rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës dhe pasi i ka goditur, i ka marrë telefonat që të mos kërkonin ndihmë.

Advertisements

Policia pasi ka marrë informacion për dhunë në familje ka shkuar në banesën e prindërve të 34-vjeçarit, të cilët janë dërguar në spitalin Morton Plant për trajtim mjekësor.

Më pas policia e Clearwater ka kontaktuar me Departamentin e Policisë Largo për ndihmë në gjetjen e Muhaj.

Policia e Largo ka shkuar në adresën e tij të banimit ku kanë gjetur të vdekur, bashkëshorten e tij, 32-vjeçaren Suela Saliaj, ndërsa vajza e çiftit rezultonte e zhdukur.

Vijon…

TË NGJASHME

Leave a Comment