Nëna dhe bashkëshorti i ardhshëm, Miraldi, i bënë Elsës një surprizë në studion e “Të Dielës Shqiptare”. Duke qenë shumë të lidhura bashkë, si zonja Sanije ashtu edhe e bija Elsa po e përjetojnë me vështirësi faktin se kjo e fundit këtë vit do të martohet. Sanija mendon se po bëhet pengesë për lumturinë e Elsës me Miraldin, të cilët kanë 6 vite bashkë. Për këtë iu drejtua “Ka një mesazh për ty.”
Advertisements
Fillimisht, zonja Sanije e bëri të bijën të besonte se ishte aty për t’i kërkuar ta shtynte martesën edhe për nja dy vite, sepse e kishte shumë të vështirë të ndahej prej saj. Elsa zuri të qante.
Advertisements
“Të ishte për mua nuk do të ikja fare.”, i tha ajo nënës, “S’jemi ndarë kurrë, vetëm unë dhe ajo e dimë sa të lidhura jemi. Aq shumë më dhemb në shpirt sa nuk e them dot me fjalë. Prandaj e kam shtyrë.”
E në fakt, Miraldi jeton më vete prej 4 vitesh. Por kishte vendosur ta priste partneren që të jetonin bashkë pasi të martoheshin, pikërisht sepse Elsa e ka të vështirë të shkëputet prej së ëmës.
Por më pas zonja Sanije shpjegoi se ishte thjesht një shaka. Ajo në fakt ishte aty për t’ia bërë të qartë të bijës se nuk mendon fare për faktin që ajo do të largohet, përpara lumturisë së saj pranë bashkëshortit.
“Më shikon gjithmonë me dyshim, sikur unë të mos e dua martesën tuaj. Kam ardhur këtu të të them se jam e bindur me zemër dhe me shpirt për ju.” , i tha së bijës, dhe u shpjegoi se gëzohet kur i shikon bashkë: “Unë besoj se ju jeni të lindur për njëri-tjetrin.” Madje ajo u tregua e hapur edhe kur Miraldi, edhe ky për shaka, i tha se kishte shitur shtëpinë që bashkë me Elsën të shkonin të jetonin në Belgjikë.
“Zoti ua bëftë mbarë kudo të shkoni, vetëm ju të jeni të lumtur.”, ishte përgjigja e nënës. Eh po, edhe kjo ishte një nga ato historitë “me fund të lumtur” në studion e Të Dielës.