Seanca e sotme ndërmjetësuese mes zonjës Anila Bushi dhe bashkëshortit të saj, Qemal Bushi pati edhe momente tepër të tensionuara.
Advertisements
Përveçse i drejtohej Anilës me një gjuhë tepër të papërshtatshme, Qemali e gjuajti bashkëshorten e 20 viteve edhe me shishe uji.
Advertisements
Problemi me pronën e tyre në një fshat të Durrësit, ka ftohur së tepërmi edhe marrëdhënien e tyre në çift.
Në vitin 1998 Qemali ka blerë 4 dynym tokë, 2 prej të cilëve thotë se me t’u bërë pronar i rregullt, do ua kalonte vëllezërve.
Por Anila pretendon se vëllai i Qemalit, Sytkiu, e ka “riblerë” një pjesë të madhe të kësaj prone në vitin 2013 duke i paguar sërish para ish-pronarit, dhe gjysma e shtëpisë së saj ka mbetur në pronën e pretenduar nga Sytkiu.
Anila: Dua që vëllai yt të mos më vijë të më trokasë tek dera, që është toka ime, është shtëpia ime. Nuk më intereson ti.
Qemali: Ta qepësh gojën jam duke të thënë edhe një herë. Anila:
Unë nuk e mbyll gojën se nuk jam memece ta mbyll gojën për të drejtat e mija.
Se kam punuar emigrante 16 vjet. Kam lind 3 fëmijë. Kam kontribuar për ty. Mundesh me thanë ti që lekët e mija që i fitosha vetë në Greqi nuk kalonin në emrin tënd. Lekët e mija zoti Ardit kalonin në emër të atij.