Blerjet online në vendin tonë janë shtuar shumë kohët e fundit, por shërbimi që marrin qytetarët në shumicën e rasteve nuk është ashtu siç reklamohet.
Advertisements
Qytetarë të shumtë shkruajnë shpeshherë në redaksinë tonë për të shprehur problemet dhe mashtrimet që bizneset online dhe jo vetëm bëjnë me produktet që shesin.
Advertisements
Së fundmi një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe ka treguar për një problem që ka hasur me një pajisje që ka blerë online.
Kështu një qytetar ka vendosur të blejë një freskuese te “P….al” (një biznes që operon me shitje online), por kur freskuesja i ka mbërritur në shtëpi është shokuar.
Sipas tij freskuesja që ka blerë ngjan më tepër me një mini-helikopter sesa një freskuese pasi bën shumë zhurmë dhe tundet vazhdimisht.
Në lidhje me këtë problem që ai ka hasur me freskuesen ka kontaktuar edhe me faqen , por përgjigjia e tyre lë shumë për të dëshiruar ku shihet edhe mënyrën jo korrekte se si stafi i tyre i kthen përgjigje klientit por edhe në mënyrë tallëse.
Mesazhi i qytetarit:
Prsh JOQ.Kam porositur nje freskuese elektronike te p….al ky produkt ska asnej lidhje me ate qe kerkova,por me rezulton nje mini-helikopter.