“Dëgjuam britma”! Pse i dha fund jetës shqiptari në Angli? Flet avokati

by author

Një tjetër shqiptar i dha fund jetës në Angli. Ai është Leonard Farruku 27-vjeç nga Manza e Durrësit. Mediat britanike shkruajë se i riu u vetëvra në anijen “Bibby Stockholm” ku autoritetet kanë vendosur azilkërkuesit për t’i dekurajuar që të nisen drejt ishullit. Motra e tij u shpreh për mediat britanike se vëllai i kishte thënë se po trajtohej si kafshë para ngjarjes së rëndë.

Advertisements

“The Telegraph” ka zbuluar se Leonard Farruku pagoi 4,000 euro (3,436 £) për të kaluar Kanalin me një varkë të vogël verën e kaluar. Javën e kaluar u zbulua se azilkërkuesi ishte ankuar për shëndetin e tij mendor një ditë para se të vdiste dhe sipas emigrantëve të tjerë ishte dëgjuar duke bërtitur dhe duke u përplasur në murin e kabinës së anijes-hotel.

Advertisements

Por cilat ishin shkaqet dhe kush janë dhënat e fundit nga mediat dhe autoritetet britanike për këtë rast, që është i dyti brenda pak kohe? “5Pyetjet.al” bisedoi me avokatin shqiptar në Britani, Naim Hasani.

“Kjo anije ishte bllokuar pasi janë gjetur substanca kimike që dëmtonin shëndetin e personave që do të jetonin aty dhe autoritetet mjedisore e kanë bllokuar, por u kthye funksionale dhe shumë azilkërkues janë në këtë anije. Kjo anije është simbol i ashpërsimit të autoriteteve britanike për azilkërkuesit” tha ai.

TË NGJASHME