Detaje të reja nga vrasja e Liridonës, bashkëshorti dha 15000 € paradhënie, e ndihmoi edhe…

by author

Bashkëshorti i viktimës dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, ndërsa sikurse shkruan gazeta Express, 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit.

Advertisements

Lidhur me vrasjen e Liridonës, është arrestuar edhe Kushtrim Kokalla, nipi i Naim Murselit, i cili është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Advertisements

Sipas Gazeta Express, Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019. Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar për të konfirmuar divorcin.

Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

TË NGJASHME