“Do ti q… motra kush e ka bërë këtë, kam lekë me thasë”, momenti kur shkrumbohet nga zjarri “GLE”-ja e Kozakut

by author

Makina e personazhit të njohur në “TikTok”, Kozak Braçi, është djegur gjatë natës, teksa mjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij.

Advertisements

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur mjeti në pronësi të personazhit të njohur të Tiktok, Kozak është përfshirë nga flakët.

Advertisements

Ngjarja ndodhi gjatë natës në Allias të Tiranës. Ndërkohë, policia thekson se po heton për zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kozak Braçi ka publikuar pamjet nga makina në flakë, e cila është shkrumbuar tërësisht nga zjarri.

Pas ngjarjes personazhi i “Tik Tok” ka shpërthyer në ofendime në rrjetet sociale, ku kërcënon se do e gjejë vetë personin që i vuri flakën automjetit të tij, nëse nuk e gjen shteti.

Ai është shprehur se kjo nuk është hera e parë që i ndodh një incident i tillë.

“Po nuk e gjeti shteti këtë herë, do e gjej vetë”, shkruan Kozaku krahas imazheve.

Policia jep detaje nga vrasja me porori të bashkëshortit e Liridona Murselit: Është gjetur edhe automjeti i përdorur nga autorët
Ndërsa shton se: “Jam çuar në 4 të mëngjesit dhe kam parë këtë pamje, duke mu djegur makina. Në shtëpi dhe në makinë lëviz fëmija ime 6 muajsh. Është e disata herë që ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua le të më gjejë 24 orë rrugve jam, por jo tek makina dhe shtëpia ime, ku ka vetëm gra e fëmijë.”

“SKY” është përdorur nga qelitë, SPAK merr në dorë një volum bisedash të bosëve të krimit që vuajnë dënimin në burgje
Personazhi i “Tik Tok” shprehet se nuk e vret mendjen për një automjet tip GLE, pasi “ka lekë me thasë”, duke iu thekuar se: “Do t’i q*ihet motra kushdo që e ka bërë. Unë se rruaj k*arin për një GL se me tall k*rin e kisha, tani do tall k*rin me SVR o p*dh motra”.

TË NGJASHME