E akuzojnë si vrasës të Ardian Nikulajt, portugezi reagon nga Greqia në rrjetet sociale: Mos më njollosni emrin tim, unë nuk kam lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shqipëri

by author

Portugezi i dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, në datën 19 Prill, pretendon se imazhi i tij është keqpërdorur nga mediat në Shqipëri dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.

Advertisements

Në profilin në tik tok, Ruben Saraiva ka publikuar disa video nga Greqia, shtet ky dyshohet se është larguar pas ngjarjes, dhe pretendon se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e biznesmenit lezhjan.

Advertisements

“U bëj thirrje mediave shqiptare të mos njollosin emrin tim. Ju lutem, çfarë po beni, nuk e di çfarë po thurni atje. Përshëndetje nga Greqi, unë nuk jam një kriminel. Ky është një fake neës, nuk kam lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shqipëri. Lajme të rreme, fotot e mia po kepërdoren nga mediat shqiptare,”- shkruhet në postimet e tij.

Policia e Shtetit pretendon se ka pamje me video, të shtetasit portugez, në një makinë me porositësin e dyshuar të vrasjes, Edmond Haxhia, në një mjet tip golf.

Siç shihet dhe nga videot në profilin në tiktok të portugezit, ai është një person shumë i dhënë pas motorave, mjet më të cilin u krye dhe vrasja e Nikulajt në Lezhë.

TË NGJASHME