Policia ‘bën namin’ në Durrës, arreston 3 shoferë dhe heq 10 patenta

by author

Policia Rrugore e Durrësit vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Advertisements

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

Advertisements

-janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-janë pezulluar në total, 10 leje drejtimi, nga të cilat 9 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 1 tjetër, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

TË NGJASHME