E BUJSHME! Doli në përgjimet e “Sky”, SPAK nis hetim pasuror për Elvana Gjatën, Ervin Matën e anëtarët të grupit kriminal, në “sitë” edhe pronat e rrethit të afërt familjar

by author

SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren e njohur Elvana Gjata e cila doli në përgjimet e fundit në aplikacionin “SkyECC” që çoi në goditjen e grupit të strukturuar kriminal, mes tyre ish i fejuari i saj Ervin Mata, Erzen Breçani, djali i tij Eralbi Breçani dhe zyrtarë e ish zyrtarë policie. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur hetim ndaj Elvana Gjatës, pasi është përmendur disa herë në përgjime si “transferuese” e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin. Në përgjimet mes Ervin Matës, dhe Erzen Breçanit dhe djalit të tij Eralbit, flitet për transferimin e shumave deri në 500 mijë euro, nga llogaria e Elvanës. Konkretisht, në faqen 83 të dosjes, citohet një bisedë e Erzen Breçanit me djalin e tij Eralbin. Burime nga SPAK, bënë të ditur për “Report TV” se nën hetim janë edhe pasuritë e familjarëve të Ervin Matës dhe 10 personave të akuzuar si pjesë e grupit kriminal. Ky hetim përfshin edhe verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë në emër të tyre 11 të akuzuarit dhe familjarët e tyre.

Advertisements

Përgjimi ku del emri i këngëtares Gjata

Advertisements

Erzen Breçani: Çfarë po bëni, si është Ervini (Mata), më tha po ti dërgoj nga llogaria e Elvanës 500 mijë euro borxh… E maroj punët sa ti kalosh këto halle…I thash jo në asnjë mënyrë. Emri i Elvana Gjatës, del sërish në faqen 84 të dosjes së SPAK, nga një tjetër bisedë e Erzen Breçanit e zhvilluar më datë 21 gusht 2020. Erzen Breçani: “…Po nuk kam thënë gjë, vetë më pyti atëherë kur ti ishe këtu… E më tha sa të ka sjellë Abi…I thashë kaq rreth 350… Më tha do i them Elvanës të ti kalojë…I thash jo jo… Ai më pyeti sa ka sjell Abi unë nuk i thashë asgjë vetëm siç është ka sjellë kto ka me sjellë shoku vet edhe kaq dhe un i mbylli punët por po pres ai tha ti jap unë 500 i them Elvanës un i thashë jo jo..! Nga biseda e zhvilluar, sipas SPAK, krijohen dyshime se Eralbi Breçani ka dërguar një shumë prej 350 mijë euro tek Erzen Breçani më parë. Burimet nga hetimi, thanë se krahas provave që po mblidhen për veprat penale të kryera nga anëtarët e grupit Erzen Breëani, Eralbi Breëani, Ervin Mata, Bujar Gërmizi, Dedan Gjoni, Besmir Murati, Jonida Babameto, Ismail Zeneli, Bajram Grabova, Artan Sulejmani dhe Albert Prenga, janë kërkuar të dhëna nga bankat, qendra kombëtare e biznesit, kadastra dhe institucione të tjera për pasuritë dhe bizneset që ata kanë në zotërim. Bazuar në informacionet e mbledhura edhe nga databazat ku SPAK ka akses direkt, hetuesit do të kërkojnë burimin e secilës prej këtyre pasurive dhe nëse ato kanë lidhje me të ardhurat kriminale me qëllim sekuestrimin e tyre. Erzen Breçani në disa biseda me djalin e tij flet për shuma që transferoheshin në biznesin e tij të histrodentraleve për pagesën e shpenzimeve për ndërtim apo edhe për rrogat e punëtorëve.

Të arrestuar më 20 nentor 2023

1. Erzen Breçani, ish-zv/drejtori i Sigurisë në Policinë e Tiranës

2. Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6

3. Bujar Ajezi (Gërmizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës

4. Besmir Murati

Masë “detyrim paraqitjeje”

5. Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri)

6. Ismail Zeneli

7. Ervin Mata – biznesmen

8. Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit

9. Bajram Grabova

10. Artan Sulejmani

11. Albert Prenga

Akuzat e SPAK

-Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje

-Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit

-Prodhimi dhe shitja e narkotikeve, Trafikimi i narkotikëve

-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

-Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

Reagon Elvana Gjata

Kujtojmë se SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren e njohur Elvana Gjata e cila doli në përgjimet e fundit në aplikacionin “SkyECC” që çoi në goditjen e grupit të strukturuar kriminal, mes tyre ish i fejuari i saj Ervin Mata, Erzen Breçani e djali i tij Eralbi Breçani. Në përgjime ajo është përmendur si “transferuese” e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin. Bëhet fjalë për një shumë rreth 500 mijë euro, por nuk dihet nëse transferta është realizuar apo jo përmes llogarisë së Elvanës. Por pas këtij lajmi, këngëtarja ka bërë ‘reagimin e parë’, ku po vazhdon axhendën e saj dhe ka publikuar që dje do të jetë në një koncert në Gjermani.

TË NGJASHME