E BUJSHME! SPAK sekuestron pasaportat e Arben Ahmetajt dhe partneres së tij, Prokuroria gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-zv/kryeministrin

by author

Ankthi, frika dhe paniku duket se janë bashkudhëtarët, e madje “shokët” e vetëm që po i qëndrojnë pranë ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajn gjatë ditëve të vështira që po kalon..

Advertisements

Prej disa javësh ish-ministri socialist është vënë në qendër të “ciklonit” politiko-mediatiko-gjyqësor, ndërkohë që burime nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe miqve të ngushtë të zotit Ahmetaj, kanë pohuar për gazetën “SOT” se arrestimi i ish-numrit 2 të qeverisë “Rama” është vetëm një moment larg. Ahmetaj akuzohet se është përfshirë në aferën e inceneratorëve, ndërkohë që ai mohon me forcë se është përfshirë në këtë megaskandal.

Advertisements

SPAK bllokon pasaportat e Ahmetajt dhe partneres së tij

Por teksa ditët po kalojnë dhe Prokuroria Speciale ka thelluar hetimet, gazeta ka mësuar se ish-ministri i Partisë Socialiste, ndodhet një hap larg burgut. Mësohet se SPAK ka sekuestruar pasaportat e Arben Ahmetajt dhe partneres së tij, nga frika se ata mund të largohet jashtë Shqipërisë. Sipas informacioneve, mësohet se Ahmetaj dhe partneres u janë marrë pasaportat, për shkak se prokurorët kanë indice se ata mund të arratisen nga vendi për t’i shpëtuar darëve të drejtësisë.

Gjithashtu mësohet se ky vendim i Prokurorisë së Posaçme për t’iu bllokuar pasaportat është bërë në kuadër të hetimeve dhe ballafaqimit të provave dhe fakteve. Arben Ahmetajt akuzohet se iu paguan ndër vite të ndryshme nga Klodian Zoto udhëtime të shtrenjta dhe akomodime në hotele luksoze, por të gjitha këto ai i fshehu dhe nuk i deklaroi në deklaratat vjetore të pasurisë, ndërkohë që i mohon. Kështu që për të bërë verifikimet dhe kopsitur dosjen, prokuroria përmes pasaportave që ka në duar, do bëjë rakordimin e datave mes sistemit TIMS dhe hyrjeve –daljeve që janë shënuar në pasaportat dhe që tregohen nga vulat e vendosura nga policia kufitare.

Pra, SPAK me “një gur ka varë dy zogj”, pasi me bllokimin e pasaportave të zotit Ahmetajt dhe partneres së tij, u pamundëson atyre largimin nga vendi dhe prishen e provave në kuadër të hetimeve të aferës së inceneratorëve apo edhe ato hetime që po bëhen, pasi agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në shtëpitë e grave të ish-zv/kryeministrit, duke i kontrolluar dhe sekuestruar dokumente që i shërbejnë hetimeve.

Por nuk ndalet me kaq, pasi së shpejti Prokuroria e Posaçme pritet t’i drejtohet Kuvendit për të kërkuar leje për arrestimin e Arben Ahmetajt. Duke qenë se ai mban mandatin e deputetit, për kontroll banese apo edhe për vendosjen e ndonjë masë sigurimi, SPAK duhet t’i drejtohet më parë Parlamentit, i cili mbledh këshillin e mandateve për të vendosur në lidhje me kërkesën. Kështu që nisur nga interesi i madh që ka zbardhja e aferës së inceratorëve, mësohet se prokurorët specialë kanë gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-zv/kryeministrin.

Hetimet për ish-ministrin socialist

Kujtojmë se SPAK po heton ish-ministrin Arben Ahmetaj në kuadër të procedimit 277/1. Ky procedim është një fraksion hetimor për çështjen e inceneratorëve. Prokurorja e SPAK-ut Enkeleda Millonai po heton Ahmetaj deri më tani me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. Po verifikohet vila nr. 22 dhe një apartament në zonën Valamar, në Gjirin e Lalzit, në emrin e Erjola Hoxhës, bashkëjetuese e Ahmetajt.

Po verifikohen nga SPAK dy vila, vila numër 73 në kompleksin Green Coast në Palasë si dhe një tjetër vilë në zonën e Rolling Hills, në emrin e Albina Mançës, bashkëshortes së Arben Ahmetajt. Po verifikohet edhe një apartament në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut në Tiranë, në emrin e Albina Mançka.

Ka dyshime se Arben Ahmetaj, këto pasuri apo një pjesë të tyre, i ka siguruar me paratë e të ashtuquajturës afera e inceneratorëve. Ka prova që vila në Valamar është porositur nga Klodian Zoto, më pas ka kaluar tek Gerian Kuke, një i besuar i Ahmetajt, dhe në fund ka kaluar në emrin e Erjola Hoxhës. Klodian Zoto ka mbuluar edhe shpenzimet për disa udhëtime dhe akomodime në hotele të Evropës për Arben Ahmetajn,

bashkëshorten dhe bashkëjetuesen e tij. Vila dhe mbulimi i shpenzimeve të udhëtimeve, janë dy fakte të forta që e implikojnë Ahmetajn në historinë e inceneratorëve. Nga një verifikim i të gjitha deklaratave të pasurisë së Arben Ahmetajt dhe njerëzit e lidhur më të, rezulton se asnjë nga pasuritë e konstatuara nga SPAK në emrin e Albina Mançka dhe Erjola Hoxha, nuk kanë deklaruar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Ligji për deklarimin e pasurive, parashikon që zyrtari publik, përfshirë edhe ministrat dhe deputetët, duhet të deklarojnë çdo pasuri të paluajtshme dhe shpenzim mbi vlerën 300 mijë lekë, të kryer nga ai vetë, fëmijët mbi 18 vjeç, bashkëshortja apo bashkëjetuesja. Vila në Gjirin e Lalzit, ka kaluar në emrin e Erjola Hoxhës në vitin 2022.

Sipas ligjit, Ahmetajt duhet ta deklarojë deri në datën 31 mars 2023. Por, Ahmetaj nuk e ka përfshirë fare në deklarim bashkëjetuesen e saj, as në deklaratën që ka dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2022, ku deklaron pasurinë e vitit 2021, edhe ka prova për bashkëjetesën para vitit 2021. Edhe sikur Erjola Hoxha të kishte zero pasuri, kjo gjendje duhej pasqyruar.

Rasti i Ahmetaj është i pazakontë, pasi ish ministri ka bashkëshorte, por edhe bashkëjetuese. Në deklaratën e fundit të pasurisë, Albina Mançka rezulton bashkëshorte e Arben Ahmetajt. Ndërkaq, edhe shuma prej 30 mijë urosh që oficerët e BKH-së kanë gjetur në vilën në Valamar, është në kundërshtim me ligjin. Ligji për deklarimin e pasurisë parashikon që subjekti deklaruar dhe personat e lidhur me të që duhet të deklarojnë pasurinë, nuk mund të mbajë jashtë sistemit bankarë më shumë se sa 1.5 milionë lekë, sipas një verifikimi të bërë nga “Shqiptraja.com”.

Pasuria e Arben Ahmetajt

Po çfarë pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme ka deklaruar Arben Ahmetajt ndër vite bashkë me personat e lidhur më të? Sot po sjellim pasurinë e plotë të deklaruar, ku përfshihen apartamente, makina, investim në pallate, llogari bankare në vlerë qindra mijëra euro, por mungojnë 3 vilat dhe dy apartamentet. Mes pasurisë me vlerë mbi 3 milionë euro, është i paqartë burimi i një depozite bankare me vlerë 300 mijë euro në vitin 2010, i një makine me vlerë 30 mijë euro si dhe i një investimi për pallat në masën 20 % në Selitë me vlerë 310 mijë euro. Jo vetëm është i paqartë, por në deklaratat e pasurive nuk ka asnjë shpjegim mbi burimin e 640 mijë eurove.

TË NGJASHME