E rëndë/ 12-vjeçarja gjendet e vdekur në pyll, dyshohet se u vra nga dy shoqet e saj

by author

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë vetëm 12-vjeçare dyshohet se është vrarë nga dy bashkëmoshataret e saj në fundjavën e kaluar.

Advertisements

Viktima u gjet e pajetë në një zonë pyjore, teksa hetimet kanë çuar në zbulimin e një historie tronditëse. Policia gjeti trupin e vajzës, e quajtur Luise pranë një shtegu biçikletash në pyll të dielën.

Advertisements

Prindërit e saj kishin ngritur alarmin një ditë më parë pasi ajo kishte vizituar një shoqe. Prokurori Mario Mannweiler ka deklaruar se hetimet zbuluan se Luise ka humbur jetën si pasojë e plagëve me thikë.

Deri më tani nuk është gjetur ende asnjë armë krimi, teksa dy të dyshuarat kryesore janë pikërisht shoqet që e vogla kishte shkuar t’i vizitonte dhe të kalonin kohë së bashku.

TË NGJASHME