E dhimbshme në Durrës/ “Jemi lodhur se ka shumë teka!” Familjarët lënë të moshuarën në harresë, ajo gjen zgjidhje…

by author

Midis lajmeve që Dhurata sjell nga Durrësi për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, është edhe rasti i një të moshuare. Familjarët e kanë lënë në harresë sepse shprehen se janë të lodhur nga kërkesat e saj. Prej kësaj, e moshuara ka gjetur një zgjidhje duke paguar dikë që të kujdeset për të por ky veprim ka ndezur reagimet e të bijavve.

Advertisements

Dhurata: Një e moshuar, familjarët e saj nuk i përgjigjen fare. Janë afër me shtëpi, por sipas tyre jemi lodhur se ka teka të shumta të cilat ne nuk mund t’ia ndjekim.

Advertisements

Aldo: Seriozisht?

Dhurata: Po, shumë seriozisht. Ndërkohë, çfarë ka bërë? Nga pensioni i saj ka mbledhur një shumë parash që ajo mendon që janë të mjaftueshme që të paguajë dikë dhe t’i gjendet në nevojë.

Aldo: Po mirë, pse jo?

Dhurata: Kur e kanë marrë vesh këtë gjë, janë lëshuar vajzat…

Aldo: Ama paske lekë ti.

Dhurata: Po, dhe kësaj i ka bërë shumë përshtypje dhe i ka thënë që “deri dje unë ju kam shërbyer, ju kam rritur dhe ju kam edukuar dhe tani që unë pata nevojë për ju, nuk m’u gjendët kështu që i kam marrë vetë masat e mia”./tvklan.al

TË NGJASHME