E hodhën në pyll! Dy pista, kush e vrau babanë e dy fëmijëve? Motra dhe vëllai në lot

by author

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja në Itali, i cili jetonte në Asolo, Veneto dhe u gjet pajetë mëngjesin e së dielës në një pyll në Grappa, nga një mik i familjes.

Advertisements

Në trupin e tij u gjetën goditje të shumta me thikë. Babai i 2 fëmijëve kishte 20 vjet që jetonte në Itali. Shkaqet e këtij krimi makabër nuk dihen ende. Momentalisht, sipas mediave italiane, hetuesit kanë ngritur dy pista: hakmarrje dhe larje hesapesh, sipas mediave italiane.

Advertisements

Dua drejtësi nga karabinierët. Dua të di kush ishte. Nuk janë vetëm 2-3 persona. Duhet të kontrollojnë makinat që kanë kaluar, ku shkoi, në cilin lokal ishte, të gjithë flasin mirë për të. Dua të di motivin. Nuk ishte tipi që të kishte probleme me drogën apo paratë.

Ishte një djalë i qetë, fola të premten. Kishte qenë në punë gjithë ditën. Ishte vëllai im, nuk është zënë kurrë me askënd, nuk është i aftë të zihet me njeri” tha motra.

Ishte për së mbari, nuk pinte, nuk kishte borxhe, nuk i mungonte asgjë. Ishte njeri i qetë, punonte natë e ditë si murator. Kishte pak kohë që kishte ndryshuar punë, sepse donte të fitonte pak më shumë. Ka marrë vesh diçka që nuk duhet ta dinte. Duam të shohim të dhënat nga telefoni i tij: në orën 8 nuk binte më zilja”, shprehet vëllai i Bledarit.

TË NGJASHME

Leave a Comment