E kapën e futën në “BMW”! Policia u bëri pritë, si ndodhi pengmarrja në Durrës?

by author

Pengmarrje në Durrës. Tre persona Iljaz Kotorja, Geri Cani dhe Jurgen Delia janë arrestuar sot në Durrës për shkak se akuzohen se morën peng një 30-vjeçar. Dyshohet se bëhet fjalë për një borxh të vjetër për veprimtari kriminale të kryer jashtë shtetit, në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Advertisements

Lirimi i të riut u bë sipas policisë për 30 minuta. Blutë e Durrësit kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur ndalohen tre autorët në rrugë. Sipas policisë autori kryesor i pengmarrjes dhe personi që u mor peng janë të dy të dënuar më parë në Britani për krime në fushën e narkotikëve.

Advertisements

Por si ndodhi ngjarja?

Shërbimet e Policisë u njoftuan se tre persona kishin marrë peng një të ri dhe po lëviznin në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit. Policia i ndoqi dhe u bëri pritë duke i bllokuar në rrugë. Nga kontrolli rezultoi se pengu ishte brenda.

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. H. ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMË X5”, nga Iljaz Kotorja 27 vjeç, banues në Paskuqan, Geri Cani 26 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës dhe Jurgen Delia 29 vjeç, banues në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës.

Këta tre shtetas po e kërcënonin shtetasin B. H., për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën shtetasi Iljaz Kotorja pretendonte se ia kishte detyrim shtetasi B. H., për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu” njofton policia.

TË NGJASHME