E mbajta me bukë në shtëpi dhe më përdh**oi vajzën, Fatmir Terallari rrëfen si e v*au kunatin në Volos pasi gjykata greke e la të lirë

by author

Fatmir Terallari, 50-vjeçari shqiptar që vrau përdhunuesin e të bijës në Greqi ka rrëfyer momentin e përballjes me viktimën, pasi kuptoi ngjarjen e rëndë. Mediat greke kanë shkruar se në momentin e ballafaqimit, 50-vjeçari ka nisur të bërtasë, por viktima sipas tij, është tallur me të duke tentuar të largohet dhe t’i marrë armën. “Po bërtisja sepse më përdhunove fëmijën dhe ai po tallej me mua. Po e futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”. Me këto fjalë, 50-vjeçari që vrau kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij 18-vjeçare , ka përvijuar në dëshminë e tij karakterin e viktimës së tij. 50-vjeçari, i cili u lirua përkohësisht dhe u “lakua” i vetëm në Prokurori, teksa përshkroi të gjithë “makthin” e nisur më 7 janar, kur u informua nga pronarja e vajzës së tij se qiraja e banesës në qyteti ku ai studionte nuk ishte paguar. Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos dhe kur si baba kërkoi shpjegim, nuk mori përgjigje. Ai nuk arriti të merrte dot në telefon dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij. Në bisedën mes babait dhe vajzës, zbuloi se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i publikonte foto e video të përdhunimit.

Advertisements

Detajet

Advertisements

Por ndonëse ende nuk e dinte për kë bëhej fjalë, 50-vjeçari mësohet se ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar krah. Ai nuk e mendoi për asnjë moment se përdhunuesi ishte kunati i tij, ndaj kërkoi fillimisht që të depozitonin një denoncim mbi rastin. Sapo kuptoi për kë bëhej fjalë, 50-vjeçari raportohet se nisi të fajësonte veten, që nuk kishte mundur të kuptonte përdhunimin dhe abuzimin që i bëhej të bijës prej vitesh nga një person i afërm. “E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka abuzuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”. Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti. Atje ai nuk duroi dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht, mësohet të ketë dëshmuar ai. Ai nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin, pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por i ka kërkuar bashkëshortes që ta telefononte atë. 33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës. “Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari sapo e pa dhe më pas ndodhi edhe vrasja e abuzuesit.

Reagojnë avokatët e Terallarit

Ndërkohë dy avokatët e Fatmir Talellarit, babait 50-vjeçar që vrau kunatin pasi i përdhunoi vajzën, në një deklaratë për mediat janë shprehur se ndihen të lumtur për vendimin e gjykatës, ku e la atë përkohësisht në arrest shtëpiak në banesën e vajzës së tij, deri në momentin që këshilli gjyqësor të vendosë për gjykimin ndaj tij. Avokati i njohur Alexis Kougias tha se ndihet mirë për vendimin që është marrë për 50-vjeçarin, po ashtu edhe shoqëria greke është e lumtur. Në fund të deklaratave të tij, Kougias “u përkul”, teksa deklaroi se është vetë baba dhe ka fëmijë. “Së bashku me kolegun tim të nderuar, një nga avokatët kryesorë, z.Michalis Vasilikos, kemi ndërmarrë një detyrë të vështirë. Duhet të tregojmë para drejtësisë greke rrethanat reale që i kanë paraprirë, rrethanat në momentin e shkrepjes së armës, të tregojnë personalitetin e vërtetë të autorit, të tregojnë se ky person nuk është një kriminel që ka vendosur të marrë ligjin në dorë, por për të treguar se për momentin në këtë familje ka një dramë të madhe, e cila për fat të keq nëse nëna e vajzave nuk do të kishte humbur jetën dhe klienti ynë nuk do të kishte bërë këtë martesë të re, asgjë nuk do të kishte ndodhur. Para se të vija këtu, u morën në pyetje mësuesja dhe psikologu, të cilëve vajza e vogël u kishte besuar dramën që po vazhdonte prej nëntë vitesh. Rast i vështirë sepse nga pikëpamja e qasjes kriminale, akuza më e rëndë është marrja e jetës së njeriut. Kërcënohet me burgim të përjetshëm. Ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se ligjvënësi ka vendosur një dënim minimal prej 2 vjetësh. Unë kam qenë avokat shumë vite përpara këtij njeriu fatkeq që kishte një fëmijë 12-vjeçar të përdhunuar në Argos. Ne duhet të ndihmojmë drejtësinë! Duhet të respektojmë kujtimin e viktimës, por tani duhet të themi të vërtetën”, ka thënë dje ndër të tjera Alexis Kougias.

TË NGJASHME

Leave a Comment