Komuniteti i Naves mban zi për ndarjen nga jeta të Markeliano Aniajt, i cili vdiq në moshën 25-vjeçare.
Advertisements
I riu me origjinë shqiptare ndërroi jetë në shtratin e spitalit, pasi qëndroi në koma për disa ditë për shkak të komplikimeve që nuk lidhen drejtpërdrejt me sëmundjen e tij, me të cilën po luftonte prej disa kohësh.
Advertisements
I gjithë komuniteti, i prekur thellë nga tragjedia, u mblodh rreth familjes së Aniajt, me origjinë shqiptare, por banuese në qytet prej mbi 20 vitesh, shkruajnë mediet fqinje.Djali do të mbahet mend nga të gjithë si një person me shpirt të lumtur dhe gjithmonë i sjellshëm, ishte e pamundur të mos e doje.
“Një jetë e re që ikën është gjithmonë dhimbje për të gjithë”, “Lamtumirë engjëll i vogël, pushofsh në paqe”, “Na mbro nga atje lart…”, “Një djalë shumë i ëmbël”, “Po më qan zemra”, të shumta janë mesazhet ngushëlluese që janë shfaqur orët e fundit, pasi u përhap lajmi për vdekjen e tij të parakohshme.
Bekimi i trupit do të bëhet nesër, e mërkurë 10 janar, në kishën famullitare të Maria Immacolata në Nave. Më pas arkivoli do të shoqërohet në varrezat lokale.