Agetina Pacani është emigrante në Greqi prej 25 vjetësh, por nuk reshti kurrë së përpjekuri për t’u kthyer në Atdhe. Në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga në DritareTv zonja Pacani foli për emigrantët shqiptarë në Greqi. Me tone mërzie Agetina thotë se shqiptarët e Greqisë shiten për një vend pune. Ndërsa flet për politikat e shoqatave shqiptare në shtetin grek, Agetina thotë se emigrantët shqiptarë, janë si jetimë sepse këto shoqata shkojnë pas lekut dhe jo të ndihmojnë atdhetarët.
Advertisements
“Të rinjtë shqiptarë sot shohin vetëm lekun, nuk duan t’ia dinë për Shqipërinë. Thonë jemi 8-10 milionë shqiptarë. Nuk je shqiptar se bën vetëm shqiponjën me duar. Të rinjtë që kanë ardhur në Greqi, apo që kanë lindur këtu, nuk janë shqiptarë. Thonë jemi grekë nga Elbasani. E kam dëgjuar me veshët e mi. Politika në Shqipëri është e njëjta gjë si po veprojnë sot shoqatat këtu në Greqi. Shoqatat në vend që të na mbledhin, janë shpërndarë si kërpudhat mbas shiut, veç për përfitime personale. Unë kam 25 vjet në Greqi. Dhe akoma nuk kam një pasaportë greke. I futa letrat kur ishte Syriza.
Advertisements
Kur e mori Micotaqisi i ashpërsoi procedurat. Ndaj hoqa dorë, nuk e dua më pasaportën. Vajzat kanë pasaportë, unë dhe burri nuk kemi. Kjo është politika që na ka lënë sikur jemi jetimë. Ne emigrantët shqiptarë në Greqi, jemi si jetimë. Ju bëj thirrje të rinjve shqiptarë që mos jenë kaq arrogantë, të mos harrojnë prejardhjen, të mos harrojnë ku kanë jetuar të parët e tyre. Shqiptarët në Greqi shiten për një post të vogël pune dhe shkelin çdo të mirë që ka një shqiptar. Shkel të gjitha për të mbrojtur karrigen e tij. Shqiptarët e Greqisë shiten dhe blihen kollaj për një vend pune.”, tha emigrantja./K.C/dritare.net