Detaje tronditëse kanë dalë për 39-vjeçarin grek, i cili vrau gruan e tij shqiptare shtatzënë, Gjeorgjia Murati. Një mike e familjes të autorit të krimit ka folur për mediat greke në lidhje me prindërit e 39-vjeçarit, që siç thotë ajo edhe babai i tij ka qene tepër i dhunshëm.
Advertisements
Sipas dëshmisë, shumë vite më parë babai i 39-vjeçarit ka dhunuar gruan e tij, madje ka shkuar deri aty sa u ka thënë fëmijëve se “nëna juaj ka vdekur”.

“Mund të isha në vendin e Gjeorgjias!” Ish-bashkëshortja e 39-vjeçarit: Ai më rrihte dhe më mbyllte në shtëpi
Pasi është ndarë nga gruaja, babai i 39-vjeçarit ka marrë fëmijet dhe është larguar.
“Ky djalë u rrit me të atin, kur ai dhe nëna e tij u ndanë, ai mori fëmijët dhe 39-vjeçari u rrit me të. Me sa di unë babai i tij ishte gjithashtu i dhunshëm. Kur babai i 39-vjeçarit ka marrë fëmijët, ka rrahur nënën e tij dhe ka shkuar në spital. Nëna e 39-vjeçarit nuk ka dashur të padisë vetëm për fëmijët. Babai i tij ndonjëherë ishte i dhunshëm ndaj fëmijës së tij. Dhe për disa arsye babai i mori fëmijët. Kur një baba merr fëmijët, ai duhet t’i rrisë ata me dashuri.
Nëna nuk i ka parë fëmijët e saj, i ka zhdukur. Ai u kishte thënë fëmijëve se nëna e tyre kishte vdekur dhe ata shkonin e ndiznin qirinj në varre të tjera. Kur dikush i tha 39-vjeçarit se nëna e tij ishte gjallë, ai erdhi dhe më gjeti dhe më pyeti se ku ishte nëna e tij dhe unë i tregova se ku ishte dhe e çova te nëna e tij. Kjo ka ndodhur shumë vite më parë”, tha gruaja duke iu referuar familjes së 39-vjeçares.