“Gjithçka nisi pasi më shpëtoi mamanë” njihuni me Lola Toromanin, mjeken popullore që ecën në hapat e dr.Arqile Botit

by author

Lola Toromani merret prej shumë vitesh me mjekësinë alternative dhe përdorimin e bimëve për probleme të caktuara shëndetësore. E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ajo rrëfeu se si filloi të merrej me njohjen e bimëve pasi iu sëmur mamaja. Ndërsa mjekët nuk i kishin dhënë shpresa për jetën për shkak se vuante nga gurët në tëmth, Toromani tregoi se mjeku i njohur Arqile Boti i dha asaj një ilaç bimor që e shpëtoi nënën e saj nga vdekja. Pas kësaj, nisi edhe rrugëtimi në mjekësinë alternative, për të cilën u frymëzua nga Boti.

Advertisements

“E kuptova se përderisa mjeku të thotë se nuk ka më shpresa, atëherë vrapoja dhe nuk dija se kë të takoja. Në moment, mblodha forcat dhe thashë: Arqile Boti. E mora mamanë pa fletëdalje dhe e çova në shtëpi pasi kishte gurë në tëmth. Gjendja ishte e fundit. Gjetëm adresën e Botit. Erdhi. I dha një ilaç bimor me pika. Në fillim merrte dy pika dhe kishte aromën e bimëve. Sapo e piu herën e parë, hapi sytë dhe filloi të pinte nga pak kështu. Mamaja jetoi deri para një viti. Pas dy vitesh, që u qetësua gjendja, i hoqën tëmthin. Më pas u dhashë totalisht pas studimeve. Lexoja çdo gjë për bimët dhe filloja të rrija më pranë Arqile Botit. Ai thoshte sëmundjen, unë gjeja bimën. Ndërkohë që ai gjente diagnozën, unë i kisha studiuar bimët. Jepte bimë dhe falas, edhe librat i shpërndante gjithashtu falas. Dhe kështu filloi.”, -u shpreh mes të tjerash mjekja popullore.

Advertisements

Toromani tregoi se ka pasur probleme me veshkat pasi kur ka qenë e vogël ka rënë nga kati i tretë. “Mua më kanë ndihmuar sepse kam vuajtur me veshkat. Kur kam qenë e vogël, kam rënë nga kati i tretë dhe kam shpëtuar. Ndërsa veshka e djathtë më është dëmtuar. Unë jetoj më shumë me çajra sesa me ushqim.”, -tha ajo.

TË NGJASHME

Leave a Comment