Jeta ‘e fshehtë’ e Kiara Titos, detajet që nuk i dini për banoren e Big Brother Vip Albania!

by author

Është ende një moderator e re, megjithatë Kiara Tito ka bërë për vete shumë fansa.

Advertisements

Prezantuesja e re e Top Channel është një nga vajzat më të këndshme të ekranit, premtuese për një karrierë të suksesshme, të denjë për të zëvendësuar motrat e famshme Vjollca, Luana dhe Marina.

Advertisements

E në fakt nuk do të ishte çudi nëse Kiara do ta arrinte këtë, duke qenë se ajo ka ndjekur të njëjtën rrugë.

Edhe pse u bë e njohur për të gjithë pas shfaqjes në “Top Select”, Kiara ka pasur edhe një karrierë të mëparshme, detajet e të cilës janë të panjohura për publikun.

Përpara se të bëhej prezantuese në Top Channel, pak e dinë që Kiara ka qenë një modele e suksesshme në Itali.

Ajo e ka nisur këtë karrierë që në moshën 13 vjeçare, duke marrë pjesë në konkurse të ndryshme bukurie, por siç ka treguar Kiara më herët, “Ndërsa Leonardo di Caprio e mori një Oscar, unë nuk arrita kurrë ta marr një kurorë Miss-i”.

Pas rikthimit në Shqipëri, bukuroshja e ekranit iu rikthye karrierës si modele, fushë në të cilën punoi për dy vjet.

Por surpriza vjen tani! Sa nga ju e dinë që Kiara Tito ka qenë Velinë?

Ashtu si motrat Vjollca, bukuroshja ka punuar për pak kohë në këtë pozicion, për t’u bërë më pas prezantuese. Ndryshe Kiara po shijon romancen brenda hapsirave te BBVA, ne krahet e femnomentit Luiz Ejlli, përcjell InfoKosova.

TË NGJASHME