Kandidati i PD në Lushnje takim me banorët: Me votën tuaj të dielën, ndryshimi do të jetë konkret që javën e parë

by author

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Lushnje Indrit Sefa, në orët e fundit të fushatës është takuar me banorë të këtij qyteti.

Advertisements

Gjatë bashkëbisedimeve, Sefa tha se Lushnja është braktisur totalisht dhe se vendi është lënë pa investime dhe në prapambetje.

Advertisements

“Me votën tuaj te dielën, ndryshimi do të jetë konkret qe javën e parë. Në Allperaj iu përgjigja interesit të banorëve sesi do t’i përdorë bashkia taksat e tyre. Për mua është e papranueshme qe nga 13 miliardë lekë buxhet, 6 miliardë të shkojnë për rriga dhe vetëm 2 miliardë për investime. Ky fond duhet të paktën 3fishuar.”- tha Sefa.

Kandidati i PD është i vendosur të zgjidhë në interesin e qytetarëve edhe çështjen e tregut të fruta perimeve. Aty tregtarët janë të detyruar të hyjnë në 3 të mëngjesit dhe të dalin prej tregut vetëm në 3 të pasdites. “Çështja e tregut do të zgjidhet. Askush nuk mund të burgosë njerëzit.

Bashkia është pronare dhe ne do të vendosim rregulla dhe orare në i teres të shitësve dhe blerësve. Nuk premtoj mrekulli, por kam vullnet të hekurt për të punuar për qytetin tim! “- tha Indrit Sefa në takim.

TË NGJASHME

Leave a Comment