Këshilltari i Pacollit zbardh detaje nga vrasja e bujshme në Prishtinë dhe ngre alarmin: Restoranti ku darkoi Liridona për herë të fundit, vendtakim i agjentëve…

by author

Vrasja e Liridona Ademaj vazhdon të mbetet kryefjalë e debatit të dy javëve të fundit, ku vlen të thuhet se shkaku mbetet ende enigmatik. Pistat e hetimit janë të ndryshme, qoftë nga aspekti financiar, nga procesi gjyqësor i divorcit apo shkaqe të tjera.

Advertisements

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar sërish Jetliraj Zyberaj, këshilltari i kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Advertisements

Përmes një postimi në facebook, Zyberaj ngre dyshime mbi restorantin ku u zhvillua darka e fundit mes çiftit.

Sipas tij, ky restorant në Gaçanicë shërben si vendtakimi për agjentët e shërbimit sekret serb, ndaj kjo duhet të shërbejë dhe si një alarm i madh për institucionet e sigurisë së Kosovës.

“Restoranti “Etno Kuca” ose qysh njihet në qytet “Te Bata” në Graçanicë me pronar një serb, nuk paska qenë vetëm darka e fundit e një monstrumi që dyshohet se planifikoi vrasjen e gruas së vet gjysëm ore pas darkës.

Qenka vendtakimi i lloj lloj m*ti (ndjesë për shprehjen) të Prishtinës me agjentë të BIA-s serbe me qëllim, fabrikimin e dëshmive kundër UÇK-së.

Ky është alarm i madh per institucionet e sigurisë”, shkruan Zyberaj.

TË NGJASHME